Dje në polici është denoncuar zhdukja e dy fëmijëve të mitur nga Siria të vendosur në Qendrën për azil-kërkues.
Sipas policisë në orën 11 në stacionin policor – Qendër, M.M.(40) nga Shkupi ka denoncuar se më 29 gusht rreth orës 12.30 nga objekti i caktuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale për vendosjen e kategorive të prekura-azilkërkuesve, janë zhdukur dy fëmijë të mitur nga Siria.
Fëmijët janë në moshë prej 15 dhe 13 vjet dhe janë me status – kërkues të së drejtës së azilit.
Policia është duke ndërmarrë masa për gjetjen e personave të mitur.