Zhduken tre persona brenda një dite në Shkup, mobilizohet policia

Dy familje nga Shkupi kanë denoncuar në polici tre persona të zhdukur.

Dje rreth orës 14:00 në stacionin policor në Bit Pazar, 68 vjeçari N.Z. nga Shkupi ka denoncuar se për arsye të panjohura dhe në drejtim të panjohur janë larguar gruaja e tij, N.Z 44 vjeçare dhe djali i tyre dhjetë-vjeçar, njofton Ministria e Brendshme.

Dhe në ora 14 e 39 minuta në stacionin e policisë Aerdorom, 26-vjeçar N.V. nga Shkupi ka denoncuar se dje në ora 10:00 me automjetin “Seat Leon” me targa të Shkupit, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vëllai i tij.

Bëhet fjalë për 29 vjeçarin N.S nga Shkupi.
Policia e Shkupit ka nisur hetimin dhe është vënë në kërkimin e të zhdukurve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu