Ziadin Sela, homazhe per ish presidentin Bujar Nishani

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të ish Presidentit Bujar Nishani. Homazhet mbahen në pallatin presidencial, ku z. Sela shprehu ngushëllimet e tij, familjes Nishani, poashtu dhe Presidentit Ilir Meta.

Ai gjithashtu shkruan ne facebook “sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar” ka shkruar lideri i ASH -së Ziadin Sela.

Ai u shpreh se i përjetshëm do të jetë kujtimi për presidentin Bujar Nishani. Ngushllime familjes Nishani, Republikës së Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar!ka shkruar Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu