Ziadin Sela në konferencë për media, para mbledhjes së Kuvendit të ASH-së

Ziadin Sela foli me gazetarët para mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH-së, ku pritet të konstatohet dorëheqja e tij.

Para fillimit të mbledhjes së Kuvendit, Sela tha se ASH është e gatshme të përballet me përgjegjësit e së djeshmes.

“Aleanca është e gatshme të mare përsipër sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi t’i kryej detyrat dhe pritshmërit të cilët ia kanë ngarkuar votuesit”, tha Sela.

I pyetur në lidhje me kryetarin e ardhshëm të ASH, Sela tha se këtë e vendos kongresi.

“Natyrisht që ASH nuk mund të rrijë pa kryetar, sot në takimin e Kuvendit Qendror do të vendoset për datën e mbajtjes së Kongresit të parties, ku do të zgjidhet kryetari i ri”, shtoi Sela.

Në këtë mbledhje përveç tjerash do të zgjithet edhe u.d. i kryetarit të partisë, deri në një afat të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu