Ziadin Sela: Nëse ndodh amnestia, shqiptarët seriozisht të mendojnë çka do bëjnë me këtë sistem

I pyetyr reth amnestisë eventuale që proklamohet për rastin e 27 Prillit, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar ne emisionin clik plus thotë se nëse ndodh kjo gjë që nuk duhet të ndodhë , atëherë duhet të amnestohen të gjithë rastet e shqiptarve të montuara së paku brenda këtyre 10 viteve.

Nëse eventualisht ndodh amnestia e 27 Prillit dhe vazhdojnë shqiptarët të rrinë burgjeve pa pikê faji, shqiptarët duhet shumë seriozisht të mendohen ç’bëjnë brenda këtij sistemi, theksoi Sela.

Tutje, Sela në Click plus tv 21 ka akuzuar kreun e Bdi që nuk ka reaguar atëherë kur shqiptarët në rastin Monstra u emruan terrorist vetëm pse në shtëpi kanë pasur librin e shenjtë Kuranin.

Ndërsa tani kur janë në pyetje huliganët maqedonas që sulmuan në kuvend natën e 27 prillit Ali Ameti deklaron se është e rëndë kualifikimi si vepër teroriste , gjë që nuk e kishte bërë në rasti Monstra , ka deklaruar kryetari i ASH Ziadin Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu