Zidane: Ju kam paralajmëruar për Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se besimi i tij në Cristiano Ronaldon është shpaguar në fitoren 5 me 0 të së shtunës ndaj Sevillas.

Ylli portugez, i cili fitoi këtë javë Topin e Artë për të pestën herë, inspiroi skuadrën e tij duke realizuar dy gola në demolimin e Sevillas në Bernabeu brenda pjesës së parë.

Kjo është java e tij perfekte dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, u ka thënë Zidane gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Tashmë iu kam treguar – nuk e kam thënë këtë për asgjë – sepse e njoh atë dhe e di ambiciet e tij në çdo seancë stërvitore, e dija se do të shënonte

Nganjëherë, ai nuk e bënë këtë dhe nuk është i lumtur, por ju gjithmonë duhet të keni kujdes me të”

Zidane shpreson të vazhdoj sezonin në këtë formë duke realizuar shumë gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu