Më shumë se 82,000 njerëz janë evakuuar të mërkurën, pasi një zjarr i madh ka kapluar rre 15,000 hektarë tokë në San Bernardini në Kaliforni të SHBA-ve.
“Ka një rrezik të madh për siturin publike. Valët e zjarrit po rriten shpejtë”, kanë deklaruar zyrtarë të Agjencisë Pyjore të SHBA-ve.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve, 34,500 shtëpi dhe 82,640 njerëz janë të prekur nga zjarri në këto zona, raportojnë mediat amerikane.