Zoran Zaev: Esenca është nëse do të shfrytëzohen “Bombat” si dëshmi ose jo

Çështje esenciale për Ligjin e prokurorisë publike nuk është kërkesa e opozitës lidhur me veprimin për lëndët e PSP-së pas 30 qershorit të vitit 2017 , por vallë “bombat” do të shfrytëzohen si dëshmi ose jo, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Lidhur me linjat e kuqe të opozitës se nuk do të pranojnë pas 30 qershorit të vitit 2017 të hapen raste të reja nga ana PSP-së apo prokurorisë që duhet ta trashëgojë edhe mundësinë të arrihet kompromis për këtë, kryeministri Zaev tha se, siç është i informuar ai nga grupet punuese, në thelb çështja nuk është kjo.

“Thelbi sipas meje është nëse bombat do të shfrytëzohen ose jo, sepse Kushtetuta neni 16, 17 dhe 18 nga Kodi Penal thotë – vepra penale për të cilën ekzistojnë indikacione dhe argumente nuk mund të mos ndiqet penalisht, gjithkund në botë ndiqet. Nëse nuk e ndjek penalisht PSP, do ta ndjek ndonjë prokurori tjetër. Organ kompetent për këtë është sistemit i prokurorisë publike në vend dhe këtu nuk ka nëse Zaevi, Mickoski, LSDM apo VMRO-DPMNE duan diçka ose jo. Absolutisht, në pyetjet janë dëshmitë – nëse bombat do të shfrytëzohet si dëshmi sepse të gjitha këto janë indikacione në fund të ditës”, deklaroi Zaev pas ngjarjes për realizimin e projektit të BE-së dhe Bankën Botërore për Zhvillimin e Infrastrukturës Rajonale.

Për këtë, theksoi Zaev nëse duam dhe nëse jemi të përgjegjshëm do të gjejmë zgjidhje.

“Kushdo që vihet në pozitën të dëshirojë t’i shkatërrojë lëndët, t’i nënvlerësojë, shtyjë ose sidoqoftë t’i dëmtojë ndryshe, do të humbasë politikisht. Kjo është ndjenjë që duhet ta ndajmë. Unë besoj, të paktën kështu njoftojnë grupet e punës, VMRO-DPMNE nuk dëshiron t’i shkatërrojë, kështu që ata thonë se nuk duan t’i shkatërrojnë. Kështu që ne mund të gjejmë formulimet që do të japin zgjidhjen”, tha Zaev.

Sipas Zaevit, gjithçka që mund të jetë indikacion për krim duhet të shfrytëzohet.

“Dëgjojnë zë, bisedë të regjistruar ose çfarëdo qoftë duhet të shfrytëzohet. Nuk kam asnjë problem të flas për tema të tilla. Në fund të fundit të gjitha janë indikacione. Nëse ka indikacione për vepër penale, krim ose korrupsion apo ndonjë gjë tjetër, sigurisht që sistemi ynë duhet ta shfrytëzojë këtë, ai përdoret kudo në botë, kështu që unë nuk kam paragjykime. Nëse ata aludojnë për këtë që kumtohet përmes mediave italiane – po, duhet të shfrytëzohet. Nëse del diçka tjetër – duhet të përdoret për këdo, veçanërisht për politikanë. Thamë, lufta ishte të mos përsëritet kurrë, por sigurisht indikacionet dhe teknologjitë moderne dhe shoqëria gjithnjë e më shumë i nxjerrin në sipërfaqe kështu çfarëdo qoftë krimi të mos fshihet, sidoqoftë, autoritetet hetuese duhet ta shfrytëzojnë këtë”, deklaroi Zaev.

Në lidhje me takimin e sotëm, kryeministri Zaev tha se do të bisedojnë dhe se ekziston zgjidhje.

“Do të bisedojmë sot në takim. Ekziston zgjidhje. Që është me rëndësi – shteti dhe bashkësia ndërkombëtare dhe vendet mike kanë investuar në sistem. Sistemi nuk janë vetëm prokurorët. Sistemi janë edhe ato 92 të punësuarit atje – bashkëpunëtorët profesional, shërbimi profesional administrativ, tërë kjo është sistem i krijuar. ” ka thënë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu