Zoran Zaevi me shqiptarët e Strugës u freskua në liqenin e Strugës (FOTO)

Sot në qytetin e Strugës ishte i pranishëm lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton InfoShqip.com.

Zoran Zaev sot në Strugë në këto ditë të nxehta vere u prit nga disa miq dhe simpatizantë të tij brenda subjektit të degës së LSDM-së së Strugës.

Por Zaevin në Strugë e përkrahin edhe shumë shqiptar të cilët e kanë shfaqur hapur simpatinë ndaj tij, madje shumë prej tyre kanë edhe librezë anëtarësimi, pra duke aderuar brenda subjektit që drejton lideri i opozitës maqedonase.

Pra, ishin edhe shqiptarët e Strugës ata që përqafuan Zoran Zaevin duke e mirëpritur ngrohtë në qytetin ku drejtohet nga një subjekt shqiptar.

Disa nga ata e shoqëruan Zaevin në një nga plazhet e Strugës duke u freskuar së bashku në ujërat e këtij liqeni. /InfoShqip.com

Screenshot_2016-08-05-23-24-50-1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu