“Zotëri Ali Ahmeti, kush të do më shumë?”

ZOTËRI ALI AHMETI, KUSH TË DO MË SHUMË, NE QË TË KRITIKOJMË, APO BASHKËPUNËTORËT E TU?

Zoti e mëshiroftë nënën e Ali Ahmetit, nëna është parajsa e kësaj bote!

Në kohën e fundit jemi në hall të madh me simpatizantë partiashë të BDI-së dhe VMRO-së që na kritikojnë, na shajnë hapur, po dhe tinëzishtë, e disa ndoshta ende janë adhurues të këtyre partive po që s’ia kanë parë hajrin na përgëzojnë për shkrimet kritike ndaj Ali Ahmetit e partisë së tij, BDI. Njëkohësishtë kënaqen e na përkrahin pa fjalë e me heshtje edhe këta të partive opozitare. O ju që na shani, kritikoni, që na përgëzoni e na lëvdoni, t’ju tregojmë se kotë e keni, pēr shkak se nuk shkruajmë që juve t’ju hidhërojmë apo gëzojmë, nuk shkruajmë pse ia kemi inatin Ali Ahmetit, po kritikojmë për atë se pse Nikolla Gruevski e klika e tij e poshtër luajnë si maca me miun me këta funkcionarët e Ali Ahmetit.

T’ju themi dhe një gjë juve, që na urreni, kritikoni e na shani mos mendoni se Ali Ahmetin e doni më shumë se ne, ju e di pse e përkrahni dhe e adhuroni, për shkak të interesit tuaj korruptiv, ju funksionarë, ministra, drejtorë, profesordoktora, dekana, ju që rini në shtëpi e merrni rrogē pa punuar fare, ju anëtarë të kryesisë qënderore e lokale ia keni bërë Ali Ahmetit këtë të keqe, ia bëni qejfin për interesat tuaja korruptive, prostitutive, tradhëtare-kombëtare. Të gjithë ju jeni fajtorë ordinarë për urrejtjen dhe rënien e autoritetit të Ali Ahmetit te popullata shqiptare. Prandaj një gjē ta dini, o Ali Ahmeti, se autoritetin tuaj ta kanë humbur ata që të rrinë rreth e përqark, që të respektojnë jo pse të duan, po për interes.

Pa më trego o zotëri Ali Ahmeti kush ta ka humbur autoritetin, a ne që të kritikojmë, apo miku i yt i ngushtë Musa Xhaferi me skandalet e tij korruptive e seksuale. Kush e turpëroi moralisht e shpirtrish deputeten më të spikatur të partisë suaj Ermira Mehmetin, në vend që ta respektonin deputetët e ministrat tuaj si vajzë apo motër ata e deklasuan psiko-moralo-shpirtrisht, cili prind e burrë pas Ermirës do ta lejonte të bëhet deputete apo ministre e partisë suaj, Si s’ju vjen turp bashkëpunëtorëve tu për kështu veprime të shëmtuara.

Po a e di zotëri Ali Ahmeti se të gjithë funksionarēt e partisë suaj janē të korruptuar deri në dhëmbë, asnjë ministri, drejtori e çdo sektori më i ulët i juaji është i korruptuar. Si është e mundur për shkurtkohë funksionarët e tu janë bërë milionerë, si është e mundur përkrahësit e tu pseudointelektualë për 12 muaj njëkohësishtë të magjistrojnë e doktorojnë e aty për aty të bëhen docentë e dekanë, si mund për katër muaj anëtarët e partisë suaj të marrin shkollēn e mesme. Plotësishtë i japim tē drejtë Gordana Jankullovsk që gjatë përgjimeve telefonike funksionarëve tu u thoshte “indianci”, për shkak se i ka parë se s’janë për kurrgjë, përveç parave e femrave s’kanë menduar e vepruar asgjë për të mirën e votuesve. Në anën tjetër shumica shqiptarëve ju shajnë juve, sa mirë për miqtë e tu të afër, vet bëjnë punë të pista, kurse ju i hani nga populli tërë shuplakat duke ju thënë edhe tradhëtarë. Prandaj zotëri Ahmeti juve kush jua ka humbur autoritetin, ne gazetarët që ju kritikëshillojmë, apo miqtë e tu funksionarë të prishur, të pasionuar për pushtet e të pa përgatitur kombëtarisht, intelektualisht, moralishtë e shpirtrisht?

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu