Zvicra merr vendim për qeratë, prekën edhe shqiptarët

Autoritetet në Zvicër ( Gjenevë) kanë marr vendim e ku kane forcuar kontrollin mbi qiratë afatshkurtra përmes platformave si Airbnb, në një përpjekje për të adresuar mungesën e banesave në qytet.Masat e reja synojnë të kufizojnë përdorimin e apartamenteve për qëllime turistike, pasi rritja e këtij lloji të qirave konsiderohet si një faktor që po redukton ofertën për banorët lokalë, transmeton albinfo.ch.

Gjeneva tashmë ka ndër rregulloret më të rrepta në Zvicër për qiratë afatshkurtra, përfshirë kufizime në numrin e ditëve që një pronë mund të jepet me qira pa leje të veçantë.

Ekspertët theksojnë se presioni mbi tregun e banesave është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke shtyrë autoritetet lokale të ndërmarrin hapa më të ashpër për të mbrojtur hapësirën e banimit për rezidentët. Në shumë qytete zvicerane dhe evropiane, Airbnb është bërë një çështje e debatit publik për shkak të ndikimit në çmimet e qirave dhe disponueshmërinë e banesave.

Me këto masa, Gjeneva synon të vendosë një ekuilibër mes turizmit dhe nevojës për strehim, duke garantuar që banesat të mos përdoren kryesisht për qëllime komerciale në dëm të banorëve lokalë./Albinfo.ch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu