Zvizdiq: Duam që vendimi juaj të forcoj perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njoftoi Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ju përgëzoj juve dhe popullit tuaj të Maqedonisë mbi pjekurinë e shprehur dhe zgjedhjen e duhur që do t’ju sjellë përfitime, stabilitet dhe prosperitet. Unë dua që vendimi juaj të forcojë perspektivën evropiane e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe vizionin tuaj dhe promovimi i paqes të jetë si gurthemel i stabilitetit në të gjithë rajonin”, tha Zvizdiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu