Ousmane Dembele është zyrtarisht i Barcelonës, edhe për dy sezone. Klubi katalanas ka dalë me komunikatë. Sulmuesi shfaqet si një nxënës shkolle dhe shkruan vitin e përfundimit të kontratës së re.
Në Francë më parë zbuluan edhe detaje të kontratës së sulmuesit, i cili do të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit të Xavit.
Santi Ouna shkruan se Dembele me marrëveshjen e re do të përfitoje 11 milionë euro në sezon, një më pak se në kontratën e mëparshme.










