Zyrtare: Chelsea shkarkon Tuchelin

Chelsea ka njoftuar se ka shkarkuar Thomas Tuchel. Pas shpenzimeve afro 300 milionë eurove, dhe startit të dobët në Ligën Premier, humbja 1-0 mbrëmë nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Kampionëve, i dha fund aventurës së gjermanit në “Stamford Bridge”.

Klubi i futbollit Chelsea ka ndarë sot rrugët me trajnerin Thomas Tuchel”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu”.

“Ndërsa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e Klubit, dhe ndërsa vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar klubin përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë tranzicion”.

“Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, ndërsa Klubi lëviz me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri”.

Nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit”, përfundon njoftimi i klubit londinez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu