Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përfundimisht me shumicë prej 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, kaloi ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan InfoShqip
Me këtë ligj, gjuha shqipe do jetë gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Vlen të theksohet se në ambientet e jashtme të Kuvendit të Maqedonisë, përkrahës së partisë VMRO-DPMNE kanë protestuar kundër ligjit të gjuhëve./InfoShqip.com










