Zyrtare: Këto janë stadiumet ku do të luhen finalet e Champions League më 2021/23

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, edhe zyrtarisht i ka caktuar stadiumet ku do të luhen ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve në tri vjetët e ardhshme.

Finalja e vitit 2021 e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin e Zenit Saint-Petersburg, ajo e vitit 2022 në stadiumin Allianz Arena të Bayern Munich, ndërsa ajo e vitit 2013 në stadiumin Wembley në Londër, transmeton Gazeta Express.

UEFA njoftoi i bëri publik emrat e stadiumeve sot në një konferencë për media.

Finalja e sezonit 2020-21 e Ligës së Kampionëve do të zhvbillohet në Rusi, në stadiumin e Zenit Saint-Petersburg.

Stadiumi i Zenit Saint-Petersburg

Në sezonin 2021-22, fituesi i Ligës së Kampionëve do të vendoset në Football Arena në Munih, apo siç njihet më mirë Allianz Arena i Bayern Munich.

Stadiumi Allianz Arena i Bayern Munich

Dhe turneu 2022-23 i Ligës së Kampionëve do të përmbyllet në stadiumin Wembley në Londër. /Gazeta Express/

Stadiumi Wembley në Londër


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu