Zyrtare: Lojtari shqiptar Alioski kompleton transferimin te Fenerbahce

Fenerbahce ka nënshkruar me Ezgjan Alioski, i cili vjen si huazim për një vit nga skuadra e Al-Ahli.

Mbrojtësi i majtë i cili sezonin e fundit luajti në Arabinë Saudite, kishte shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje.

Fenerbace ku do të luajë për një vit i ka uruar mirëseardhje lojtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Mirë se erdhe në familjen tonë. Ju urojmë suksese me fanellën e Fenerbahçes”, ka shkruar Fenerbahce.

Alioski ka bërë karrierë te Schaffhausen, Lugano dhe Leeds. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu