Zyrtare: Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë ndodhi në spitalin e Tetovës. Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu