Zyrtare, ndëshkuesi i Real Madrid dhe Juventus rinovon kontratën me Ajax

Drejtuesit e Ajax kanë bërë publik përmes profilit zyrtar të klubit në “Twitter” lajmin e rëndësishëm të merkatos.

Në fakt klubi holandez ka njoftuar zyrtarizimin e rinovimit të kontratës së David Neres.

Braziliani 22-vjeçar i Ajax ka nënshkruar një kontratë të re me klubin holandez, që skadon në vitin 2023. Futbollisti që shkëlqeu me Ajax në edicionin e fundit të Champions League, ishte objektiv i merkatos te Napoli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu