Zyrtarit serb Petar ​Petkoviç i refuzohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e Petar Petkoviç për të hyrë në Republikën e Kosovës. Kjo bëhet e ditur në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë. Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë iu refuzua hyrja në vend para disa muajve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu