Agjencia për Punësim hap mundësinë e punësimit të 400 të papunëve

400 persona të papunë do të kenë mundësi që të kryejnë trajnim tremujor nga ana e punëdhënësve që do të aplikojnë për masën e re të Agjencisë për Punësim.

Gjatë kohëzgjatjes së trajnimit, personat e papunë do të marrin mjete financiare prej 7.458 denarë, sigurim të paguar në rast të lëndimit dhe tatim personal.

Praktika e deritanishme ka treguar se shumica e personave që e kanë kryer trajnimin janë punësuar.

“Për këtë masë planifikojmë të harxhojmë 11 milionë e 535 mijë denarë, me çka do t’u japim mundësi 400 personave të papunë të njihen me dituri dhe të krijojnë aftësi të duhura për punëdhënësit. Pas trajnimit, këta persona kanë mundësi që më së paku 50% prej tyre të fitojnë vend pune. Praktika e deritanishme ka treguar që mbi 70% nga personat e trajnuar punësohen nga punëdhënësit”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.

Popovski u bëri thirrje punëdhënësve të cilët nuk e kanë ulur numrin e të punësuarve gjatë 6 muajve të kaluar, që kanë humbje në vitin 2016 dhe që nuk kanë borxhe ndaj shtetit, të marrin pjesë në këtë trajnim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu