Arrestohen huliganët maqedonas që rrahën kosovarët në Shkup

Të premten rreth orës 20, në stacionin policor Qendër në Shkup, T.U. (24) nga Ferizaji ka denoncuar se të njëjtën ditë, ora 17 në rrugën “Maqedonia” në Shkup, deri sa ka lëvizur bashkë me shokët e tij R.U., F.U., А.М. dhe R.U., fizikisht janë sulmuar nga një grup i madh i personave të rinj, të cilët pasi i kanë sulmuar kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pasi ka paraqitur rastin në polici, për shkak të lëndimeve të marra, T.U. ka shkuar në spital në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar personat S.N. (19), A.Z. (19), N.М.(19) dhe dy të mitur në moshë 15 dhe 16 vjeçare, raporton Gazeta Lajm.

Pas bisedës së zhvilluar me ta, personat e moshës së mitur janë liruar në ora 19 e 30 minuta, kurse personat tjerë janë mbajtur për procedurë të mëtejme. Mediumet shqiptare të dielën njoftuan se sulmin e kanë kryer huliganë maqedonas të njohur si “Komita”, pas ndeshjes futbollistike Vardar –Shkëndija në stadiumin e qytetit në Shkup. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit./Gazeta Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu