Autobusi shtëpi, super luksoz me helikopter e jacuzzi (FOTO-VIDEO)

Autobusi i quajtur Elysium RV, i cili është 14 metra i gjatë e 2.4 metra i gjerë, është një shtëpi super luksoze me rrota, e cila, sipas të gjitha gjasave, është më e mirë se shumica e shtëpive në botë, e që kushton 2.5 milionë dollarë, transmeton koha.net.
Ky autobus është aq luksoz sa që ka edhe helikopterin e vetë e edhe jakuzin në kabinë.

Nga brenda ka tre ekrane super të mëdhenj, 75-inch, një banjë e cila ka një tush smart e tualet.

Kur koha është e mirë nga jashtë, tavani i tij është perfekt me një sipërfaqe prej druri, një vaskë të madhe me ujë të nxehtë jakuzi e një sistem shumë të mirë audio për muzikë, e po ashtu edhe me një zonë uljeje për helikopter, transmeton koha.net.

Sigurisht zona e uljes së helikopterëve pa një helikopter të vetin, do të ishte e padobishme, dhe për këtë RV vjen me një helikopter për dy persona Robinson R22, që është perfekt për një shëtitje rreth zonës ku gjendet autobusi, e edhe për të shmangur trafikun rrugor.

Ky autobus tani nuk është në shitje, dhe është një ide nga Furrion, e cila është teknologji globale amerikane që zhvillon produkte teknologjike për tregun luksoz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu