Bashkësia Islame vendos çmimin: Ja sa do të shitet një kurban për Bajram (FOTO)

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, ka njoftuar për vazhdimin e traditës së tubimit dhe therjes së kurbaneve në dert ë festës së Kurban Bajramit. Kurbanet e therur sipas BIK’ut do të shpërndahen për nevojat e nxënësve dhe besimtarëve që janë në gjendje të rëndë materiale, shkruan Express.
BIK njofton se çmimi për një kurban do të jetë 120 euro.

Ky është njoftimi i plotë i BIK’ut”

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sikundër edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Edhe këtë vit Kryesia ka vendos që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.
Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit: