Burri ia shpëton jetën kobrës, i jep ujë nga shishja e vetë (VIDEO)

Një kobra tejet e rrezikshme kishte nevojë për ujë përndryshe rrezikohej të dehidrohej dhe të ngordhte, por një burrë me zemër të gjerë iu afrua duke i dhënë ujë nga shishja.

Ky moment është filmuar nga kamerat amatore, në të cilën shfaqet reptili vdekjeprurës duke pirë ujë nga shishja të cilën e mban një burrë nga India, transmeton Telegrafi.

Por burri që i ndihmoi rezultoi të jetë një punëtor që merret me mbrojtjen e kafshëve, që nuk hezitoi t’i japë ujë nga shishja e tij.

Kobra mbi 3.5 metra e gjatë duke në gjendje të keqe, dhe ky fakt duket se e kishte prekur në zemër burrin nga fshati Kaiga që rrezikoi jetën për ta ndihmuar. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu