Çmenduria Britanike, për Ronaldon mbi 200 milionë euro

Ronaldo e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më që të vijojë të luaj për spanjollët e Real Madrid dhe klubi e ka lënë të “lirë”, por në këmbim të shumave marramendëse që pretendon të arkëtojë.

Shërbimet e Cristiano Ronaldos janë të shumtë ekipet që ëndërrojnë t’i kenë, por të pakta ato që e kanë të mundur të mbushin arkat e Realit.

Por dy ekipe angleze, Chelsea dhe Manchester United po përgatisin edhe oferta marramendëse për të pasur të tyrin Cristiano Ronaldon.

United po përpiqet që ta rikthejë në Old Traford Ronaldon, 8 vite pasi e shiti për 94 milionë euro, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë të transferuar deri më atëherë. Tashmë pronarët e Manchester United dëshirojnë me ngulm ta bëjnë sërish për vete atë dhe oferta nuk është e paktë.

210 milionë euro + portierin De Gea është oferta e United në kërkim të dyshes sulmuese Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Ndërkohë që oferta e Chelsea është akoma edhe më e thjeshtë, vetëm 200 milionë euro për ta bërë të sajin Cristiano Ronaldon./tch

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu