Dadoja e pashpirt rreh fëmijën e sëmurë, prindërit tmerrohen kur shohin kamerat (VIDEO)

Një nënë dëshmoi se djali i saj i mitur u abuzua nga një dado që kujdesej për të.

Dyanna Ko mamaja e djalit duroi makthin më të keq që çdo prind do përjetonte. Ajo shkarkoi një aplikacon në celularin e saj e lidhi me një kamër dhe e vendosi në shtëpi për të parë djalin e saj gjatë ditës që ishte në punë, shkruan albeu.com

Djali i vogël Landon ishte me nevoja të veçanta dhe kishte nevojë të kujdesej nga një dado e cila e bëntë mirë punën e saj.

Ai vuan nga sindromi Rubinstein-Taybi që do të thotë se ha përmes një tubi ushqimor, është i verbër në një sy dhe kërkon 24 orë kujdes sepse gjendja shëndetsore është shumë delikate.

Ajo hapi aplikacionin, dhe pa dadon të cilën ajo po paguante me qindra dollarë në javë, duke goditur djalin e saj, Landonin, dhe duke e tronditur në ulësen e tij.

“I thashë shoqeve të mia që po shoh fëmijën tim të abuzohet nga dado dhe u tremba, u ngrita dhe u nisa e shkova në shtëpi”,tha Ko për CBS Los Anxhelos.

Në një moment, infermierja mer një revistë dhe e rrotullon më pas përdor atë si mjet për të goditur fëmijën.

Ajo që e bëri ngjarjen edhe më të rëndë ishte se Ko po e vëzhgonte të ndodhte në kohë reale dhe megjithatë nuk kishte asgjë që ajo ose burri i saj mund tw bwnin për ta ndaluar atë në ato momente.

Infermierja në video është identifikuar si Thelma Manalastas e cili ishte punësuar nga Maxim Healthcare Services që siguron kujdes shëndetësorë në shtëpi.

“Pas mësimit të këtij incidenti, kemi kryer një hetim që rezultoi në heqjen nga puna znj. Manalastas me Maksim. Ne e kemi njoftuar Bordin në Kaliforni të Infermierisë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet teksa hetojnë këtë çështje”.

Familja nuk janë të kënaqur me arsyetimin e kompanisë dhe kanë ngritur padi kundër Maximit dhe dados.

Prindërit kanë ngritur një faqe në internet YouCaring për ata që dëshirojnë t’i dhurojnë djalit të tyre dhe për të ndihmuar në financimin e kujdesit të tij mjeksorë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu