Deklaratë zyrtare e Ronaldos rreth kalimit në Manchester United

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur ti jap fund të gjitha spekulimeve sa i përket largimit të tij nga Reali.

“I kam kaluar 8 vite të mrekullueshme në Madrid dhe i kam fituar të gjitha çmimet dhe trofetë te ky klub i mrekullueshëm dhe prestigjioz.”

“Që nga dita e parë kur erdha këtu e kam ditur se jam në vendin e duhur për ti arritur ato që kam ëndërruar. Edhe kur nënshkruajtëm me Gareth Bale, qëndrova i sigurt dhe duke e ditur se ka vend për mua.”

“Përkundër kësaj, është e vërtetë se kam marrëdhënie speciale me Manchester United. Aty i zhvillova si një futbollist dhe seks simbol.”

“Ka pasur shumë spekulime ditëve të fundit rreth kalimit tim tek Man.United dhe dua të qartësohem rreth kësaj.”

“Po, është e vërtetë se e kam mendur të luaj diku tjetër gjatë sezoneve të fundit, dhe po, është e vërtetë se kam pasur oferta nga shumë klube të mëdha evropiane.”

“Megjithatë, dua ti hudhë poshtë këto spekulime dhe të them se e dua aq shumë Man.United sa që nuk mund ta përdor asnjë klub si një arsye për kontratë të re me Realin.”

“Kam kaluar shumë mirë në Manchester dhe aty u formova si njeri. Do të ishte tradhëti të përdori lidhjen time emocionale me atë klub, për përfitime në anën tjetër.”

“Shpresoj se kjo deklaratë i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe tani mund të flasim rreth kontratës së re me Real Madridin. Ju falemnderit.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu