Deklarimet e Thaçit dhe Ramës për “Shqipërinë e Madhe”, pas SHBA-ve reagon edhe BE-ja

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për “Shqipërinë e Madhe”.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian ka thënë se këto lloj deklarimesh nuk janë të favorshme për krijimin e marrëdhënjevë të mira ndër-fqinjësore.

Sipas saj, është më e udhës që fokusimi të jetë në reforma dhe bashkëpunim.

“Edhe Mogherini dhe Hahn kanë thënë se deklaratat e tilla janë nxitëse. BE-ja pret që rajoni të vazhdojë drejt procesit për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese, si dhe të ecet përpara në proceset për integrim evropian”, ka thënë Kocijancic./Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu