Deputeti Zekiri: Jam shëndosh dhe mirë, ka reaguar edhe Mijallkov

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka theksuar se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Zekiri ka thënë se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Dion”, ku Zekiri kishte ardhur aty me miqtë e tij, pasi që kishte rezervuar një tavolinë.

“Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në Dion dhe pasi që mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova tia sqarojë se kemi bërë rezervimin e tavolinës, por ai e rrëzoi ate. Më pas filluan që duke me shtyrë të më nxjerrin nga lokali dhe pas që në lokal është edhe Mijallkov. Një person nxorri legjitimacionin e policisë, ndërsa tjetri më goditi nga prapa”, theksoi për Libertas, Zekiri, duke thënë se rastin e ka paraqitur në polici. Ai ka theksuar se incidenti është nxitur nga sigurimi i Mijallkovit.

Më pas nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Zekiri ka thënë se është shëndosh dhe mirë, dhe se është i vendosur në betejën e tij kundër të keqes.

“Elhamdulilah jam shendosh e mire, tani edhe me i forte dhe me i vendosur se kurdo here per te vazhduar betejen kunder zullumqareve. Ju falemderit miqe te gjitheve per kujdesin dhe perkrahjen!!!
E drejta padyshim do fitoje me ose pa mua!!!
E di se ne kete rruge nuk jam vetem, nuk eshte vetem Muhamedi, ka shume e shume Muhameda qe do luftojne zullumqaret dhe drejtesia padyshim do te fitoje dhe kriminelet do te japin llogari!!!!
P.S Deshpruese eshte qe ende ka police te cilet ne vend se te jene ne sherbim te qytetareve vazhdojne te jene ne sherbim te kriminieleve si Mijallkovi dhe banda e tij. Nuk arrita edhe pas qendrimit disa oresh te jap deklaraten ne stacionin e policise Beko pasiqe polici kujdestar kishte frige te shkruaj deklaraten time kur permendja emrin e ish drejtorit te DSK-se Sasho Mijallkov.
I dashur police lira edhe per ty shume shpejte do vjen!!!

Mirëpo nga ana tjetër, ka reaguar edhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, duke mohuar ngjarjen, dhe duke thënë se nëse Zekiri, nuk kërkon falje, do ta padisë atë për shpifje.

“I dënoj manipulimet se ndonjëri nga sigurimi im e ka sulmuar. Nëse në afat sa më të shkurt nuk kërkon falje, kundër tij dhe mediave që përhapin spekulime të tilla do të pasojë padi”, ka thënë Mijallkov për mediat në gjuhën maqedonase, përcjell “SHENJA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu