Dimitrov: Marrëveshja me Bullgarinë nuk i cënon interesat kombëtare të Maqedonisë

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov edhe një herë theksoi se me marrëveshjen për fqinjësi të mirë që pritet të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk cenohen interesat kombëtare të Maqedonisë, njofton InfoShqip.

“Me këtë marrëveshje i mbyllim vrimat që i kanë krijuar paraardhësit tanë në qeveri. Përderisa nuk ka vendim politik, nuk do të mund të publikohen detajet rreth asaj se çka përmban ky dokument. Interesi shtetëror i Republikës së Maqedonisë është që Bullgarinë ta bëjë mbështetës dhe mik të sajin.”– theksoi Dimitrov.

Ai shtoi se nuk është në rregull që ata që kanë krijuar nevojën për këtë marrëveshje tani të bëhen pengesa dhe kritikues./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu