E verteta e Pamela Anderson dhe pasanikut shqiptar. Flet personi që i ‘lidhi’

Një nga personat më të përfolur së fundmi në showbiz-in, shqiptar është biznesmeni i njohur Fatmir Hysenbelliu.

Ai u shfaq disa ditë më parë në krah të aktores dhe modeles së njohur Pamela Anderson dhe kaq mjaftoi që të mendohej për diçka më shumë mes tyre.

Atëherë kur u duk se gjithçka kishte qenë thjesht një takim, një ndër mediat britanike më të ndjekura publikoi fotot e biznesmenit me Anderson, e kjo bëri që të gjithë të aludojnë për një romancë mes tyre.

Por, ditën e sotme në një lidhje direkte për “Wake Up”, ka reaguar ish-banori i “Big Brother” Algen Nikolla, i cili është menaxher eventesh në Francë dhe mendohet të jetë dhe ndërmjetësi i biznesmenit shqiptar dhe Anderson.
Nikolla ka pranuar se ai i bëri bashkë të dy, por ka hedhur poshtë aludimet për një romancë të mundshme:

”Ka qenë thjesht një event bamirësie, ku unë ftova Fatmir Hysenbelliun, i cili ishte në tavolinë shumë pranë Pamela Anderson. Pastaj fjala nxori fjalën derisa u sajua kjo histori. Në evente të tilla, nëse ke para dhe je i ftuar, mund të qëllosh në tavolina pranë shumë personazheve të njohura”-tha ai./JOQ/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu