Fëmijët përsëri pjesë e protestës kundër Deklaratës së partive shqiptare

Fëmijët sërish janë përfshirë në protestën e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Kësaj radhe në vend që të marshohet rrugëve të Shkupit fëmijët janë detyruar të vizatojnë flamuj në parkun e qytetit.

Sipas Alsat-M përveç aktiviteteve për fëmijë për të rriturit pati muzikë siç u shprehën organizatorët për të dëshmuar se sa duhet Maqedonia. Në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë tanimë 4 javë po protestohet kundër Deklaratës siç e quajnë të Tiranës, kundër gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu