Fillojnë bisedimet për rritjen e rrogës minimale

Filluan bisedimet për rritjen e rrogës minimale. Të parët në takim ishin sindikatat, ndërsa pas tyre në bisedime janë Odat Ekonomike dhe punëdhënësit. Ministrat e financave dhe politikës sociale, Dragan Tevdovski dhe Milla Carevska bashkë me këshillin socio-ekonomik do t’i shqyrtojnë propozimet dhe do të marrin vendim përfundimtar. Sipas tyre, me rëndësi është që në të gjitha veprimtaritë rroga minimale të jetë e njëjtë. Që pronarët të mos munden një pjesë të parave të paguara t’ua kërkojnë prapë punëtorëve, do të ndryshohet ligji me çka do t’i jepet fund politikës së këtillë që ishte e shpeshtë në industrinë e tekstilit dhe përpunimit të lëkurës dhe ndërtimtari. Ministri i Financave thotë se nëse ka nevojë për ndihmë në sektorët më të brishtë paratë e nevojshme për rritjen e rrogës minimale do të sigurohen nga buxheti i shtetit, ndërsa tashmë kjo është paraparë me rebalancin e buxhetit i cili duhet të miratohet deri në mbarim të muajit të ardhshëm.

Nuk duhet të ketë dilemë. Ideja është të shkurtohen kënaqësitë e pushtetit për një masë të rëndësishme e cila do të bëjë zhvendosjen e rrogave të një numri të konsiderueshëm të punëtorëve në Maqedoni, ndërsa për këtë para do të ketë edhe me rishikimin e buxhetit – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu