Gazetari: VMRO-DPMNE-ja do bllokojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Nëse LSDM-ja hyn në koalicion me BDI-në dhe Aleancën për shqiprtarët, dhe përmbushet kushti për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë teritorin e Maqedonisë sikurse parashikohet në Platformën e përbashkët, VMRO-DPMNE do të veprojë me metoda të reja për ta bllokuar votimin e këtij ligji në Kuvend.

Këtë e ka bërë me dije gazetari kontrovers pro partisë së Nikolla Gruevaskit, Dragan Pavlovic-Latas, i cili ka thënë se VMRO-DPMNE-ja nuk do e lejojë në asnjë mënyrë zyrtarizimin e shqipes.

“E zëmë se LSDM, BDI dhe partitë tjera do të formojnë qeverinë. Atëherë do të duhet të votohet për ligjin e gjuhëve.

VMRO DPMNE ka njoftuar dy pika dhe atë, fillimisht do të propozojë shumë amandamente me qëllim që ai ligj të votohet brenda një ose dy viteve, kur deri atëherë do të ketë sërish zgjidhje të reja dhe ky ligj nuk do të kalohet, ndërkaq pika e dytë është se VMRO DPMNE mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ligji mund të rrëzohet edhe nëse ai votohet në Kuvend”, ka thënë Latas në studio përballë analistit Agim Jonuzi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu