Gjuha shqipe është zyrtare në FFM, Sejdini: Flasim shqip (VIDEO)

Gjuha e sportit është ajo që duhet të flitet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, thotë nënkryetari Muhamet Sejdini. Në shtëpinë e futbollit, thotë ai, përskaj gjuhës maqedonase, në Statutin e FFM-së, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe për komunikimin brenda Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

“Në statutin e FFM-së, përdoret gjuha shqipe. Siç ishte fillimisht në nen 5 se gjuha shqipe dhe gjuhët tjera janë zyrtare në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Gjithsesi, edhe në formë të shkruar nëse komunikojmë me Shqipërinë ose Kosovën, në kuadër të sekretariatit komunikimin e bëjmë në gjuhën angleze. Kurse, unë kur të flas me Fadil Vokrrin ose Armando Dukën, normalisht që flas në gjuhën shqipe”, tha ai.

Ndërkaq, Argjend Beqiri nga zëvendës seleksionues i Reprezentacionit të Maqedonisë në futboll ka kaluar në postin e anëtarit të bordit drejtues të FFM-së. Ai thotë se gjuha nuk ka qenë asnjëherë pengesë për futbollin në vend, por zotohet se shqipja do të respektohet aq sa lejohet me ligjin aktual.

“Po unë nuk e di sa është përdor për shkak se nuk kam qenë anëtar i këshillit drejtues, ky është mandati im i parë, unë sa kam informata ka qenë, por sa ka qenë nuk e di. Tash si anëtar i këshillit drejtues do të mundohem që të respektohet ashtu si kërkohet me Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Beqiri.

Në bordin drejtues të FFM-së, në përbërje prej 14 anëtarësh, janë përzgjedhur 4 shqiptarë ku përveç Muhamet Sejdinit dhe Argjend Beqirit, në bord janë edhe Xhevat Ibra dhe Salim Abdyli. Kurse, Illço Gjorgjioski rifitoi mandatin e tretë si kryetar i FFM-së me 91 vota, duke garuar i vetëm për këtë post./Tv21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu