Hoyt Yee sot në Shkup, takim me të gjithë liderët

Zv.ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hoyt Brian Yee, sot do të zbresë në Shkup. Edhe pse vizita e tij ishte paralajmëruar për ditën e hënë, diplomati amerikan ka vendosur të ndryshojë agjendën dhe madje ka pasuruar listën e takimeve.

Presidenti Gjorge Ivanov i cili më herët kishte thënë se nuk kishte kohë për të takuar zyrtarin e lartë amerikan, por si duket ka gjetur kohë pasi tashmë edhe ai është shtuar në agjendën e Yee. Gjithashtu siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup Yee, do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi si dhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare respektivisht, Gruevskin, Zaevin, Ahmetin, Kasamin, Memedin dhe Thaçin.

Në fokus të vizitës së diplomatit amerikan e cila vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kuvend do të jenë bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe integrimet euro-atlantike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu