iPhone 8 do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë

Thashethemet rreth iPhone 8 nuk kanë të ndalur – dhe më i fundit thotë se celulari i ri do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.
Për të qenë të qartë, ky nuk është një çmim shumë i lartë krahasuar me iPhone-in më të shtrenjtë aktual i cili kushton më shumë se 900 dollarë.

Fast Company raporton se Apple mund të largojë ekranet LCD dhe në vend të kësaj të përdorë një ekran OLED, i cili do t’i kushtojë kompanisë më shumë që ta prodhojë celularin, transmeton Gazeta Express.

Raporti gjithashtu citon burime që thonë se memoria e iPhone-it të ri do të jetë më e madhe, një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimit.

Për më tepër, ky iPhone përfaqëson 10 vitet e iPhone, duke bërë që shumë të besojnë se Apple do ta quajë atë “iPhone X”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu