iPhone me një tastierë të fshehur që askush nuk e ka zbuluar

Apple ka dizajnuar një tastierë për përdorim me një dorë në iOS dhe askush si duket nuk e ka zbuluar deri më tani.

Zbulimi është bërë nga Steve Troughton-Smith i cili e ka shfaqur këtë tipar në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas Smith, tastiera për një dorë është pjesë e iOS që prej lançimit të iOS 8 dhe askush nuk e ka ditur këtë deri më tani.

Tastiera është gjetur në Apple Xcode dhe është e përshtatshme për kohët kur njëra prej duarve tuaja është e lënduar apo e mpirë.

Tastiera e re mund të përdoret në anën e majtë dhe në të djathtën.
Megjithatë, arsyeja kryesore pse ky tipar ka mbetur i panjohur deri më tani është se duhet të gjendet përmes një mënyre jo zyrtare për t’u funksionalizuar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu