Islamofobi Kastriot Myftaraj i fyeu rëndë tetovarët, akademiku Bexheti i përgjigjet dhe ia nxjerr maskën

Në vend të reagimit disa skjarime për K. Myftaraj!

Të dashur miq,

Fillimisht dua të nënvizojë se ky postim nuk bëhet për të ngritë relevancën e postimit paraprak të z. Myftaraj me rastin e videos për KF Shkëndija, thjesht nuk është e nivelit me të cilin duhet debatuar. Jo për nivelin e tijë arsimor (se kam idenë çfar arsimi ka) përveç se është ,,publicist,, i frustruar dhe islamofob patologjik dhe fatkeqësisht i papërmirsueshëm.

Befasohem si ka mundësi pulicisti të mos dallojë humorin dhe metaforën në të gjitha pikat e pëmbajtjes së videos e cila ia paska trazuar adrenalinin antiislam që edhe njëherë të vjellë vnerin e tijë në emër të vlerave të kombit shqiptar.

Krahasimi metaforik i Xhamisë së Larme në Tetovë vetëm reth një shekull më e re se Katedralja Duomo, në fund të shekullit 14, nuk ka bërrë diferencim negativ ndaj kësaj të fundit por përkundrazi, pikë referimi për vlerat e saj. Nuk vëhen në dyshim vlerat e saj kapitale në të gjitha aspektet por me gjasë kurr nuk është lexuar diçka për vlerat e Xhamisë së Larme.

Njëkohësisht referimi në vlerat e AC Milan si ,,benchmark,, për çdo klub në rritje sërrish nuk minimizon por përkundrazi e afirmon atë. Vetëm naivat sportiv kan mund të presin ndonjë mrekulli që KF Shkëndija të tejkalojë këtë magnat në këto gara-posaçërisht në sistemin e garimit me dy loja!

Sipërfaqësisht duket defiçiti i njohurive elementare të popullit shqiptar përtej kufijëve të Shqipërisë administrative, posaçërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që fatkeqësisht vetëm ,,xhahilët,, akoma na emërtojnë si ,,maqedons-a,,. Pa shkuar në gjenezën e religjionit, në kontekst të hapsirës dhe kohës para pesë shekujve, po bëjmë disa skjarime për të kuptuar më mirë rethanat e shqiptarëve të Maqedonisë.

-Së pari, shqiptarët e Maqedonisë kan mbijetuar dhe rruajtur vlerat e tyre kombëtare, posaçërisht në periudhën e komunizmit, për më se pesë dekada, falë edhe dallimit tyre fetar me shumicën ortodokse. Ska provë më të madhe empirike dhe shkencore se asimilimi kombëtar i shqiptarëve të Rekës së Epërme apo edhe të regjionit të Dibrës dhe jo vetëm.

Nëse nuk mjafton kjo provë, shfletoni pak për gjithë shqiptarët mysliman banor të Greqisë nga Athina e më lart, që nga fundi i shek.18-të, përgjat gjithë shekullit 19-të e deri në shpalljen e pavarsisë së shtetit me kufijë të reduktuar. Faktet historiografike për këtë fenomen, bile nga autor të huaj (Francez dhe Gjerman) me relevancë dëshmojnë për asimilimin e plotë të shumicës dërmuese të shqiptarëve. Në fund, mbeten të mbijetuar vetëm regjionet Greqisë Veriore, kryesisht në regjionin e Janinës. Prandaj grekët trazohen për çështjen dhe pronat Çame, sepse, fatkeqësisht me shumë se shumëkush prej neve, e dijnë të kaluarën e tyre të afërme në lidhje me asimilimin.

-Së dyti, ngjyrat kombëtare të KF Shkëndija, janë simbol i skarificës dhe gjakut të derdhur ndër gjenerata për mbijetesë. Klubi u formua në vitin 1979 dhe për zhvillimin e tijë disa vite më vonë, shumë nga strukturat udhëhqëse të klubit dhe aktivist tjerë vuajtën edhe burgje për këtë. Jo rastësisht KF Shkëndija konsiderohet përfaqësuasja shqiptare e Maqedonisë, bile edhe më gjërrë. Pavarsisht statusit formal të pronës mbi klub (e imponuar nga sistemi ligjor i vendit), për shkak të specifikave të interesit publik dhe kombëtar, klubi mbetet i gjithë shqiptarëve. Jo rastësisht është klubi me tifoz dhe mbështetës më të shumtë dhe më të zjart se çdo klub tjetër në gjitha trojet shqiptare. A keni dëgjuar të shkojnë 4-5.000 tifoz nëpër lojërat evropiane sa e shoqërojnë dhe mbështesin Shkëndijën. Sakrifica e ,,Ballistëve,, për të kalua nga 4000 e më shumë km.me autobusë nuk mund të vlerësohet nga ata që kurr se kan përjetua një sakrificë të tillë. Edhe për këtë shikoni rankimet zyrtare të UEFA-së dhe e mësoni këtë fakt. Për krijimin dhe rrugëtimin e klubit mund të lexoni në web faqen e tijë-Historiku.

-Së treti dhe më e rëndësishmja, klubi nën sponzorimin e plotë dhe të vetëm të Ecologut dhe Familjes Destani, që prej katër vitesh, është Rilindur dhe ka arritur pozitat rekorde në historinë e tijë (dy vitet e fundit) deri në play-off të ligës Evropiane.

Për figurën, personalitetin dhe veprimtarinë investive dhe filantropike të Familjes Destani, duhet të ju shkruaj një libër të tërrë. Dhjetëra miliona investime në Kosovë, poaqë edhe në Maqedoni dhe prej katër vitesh edhe në Shqipëri. Këto, parasegjithash jo për motive përfitimesh (se ato i kemi në tregjet globale) por për zhvillim socio-ekonomik të trojeve shqiptare. Fondi i filantropisë në mbështetje të veprave nga kultura, shkenca, arsimi, ekologjia, vlerat e trashëgimish kombëtare shqiptare, bëmirësia sociale, botimet e veçanta,… e deri te financime të programeve të veçanta të studimeve Master, janë shumë më të mëdha se hapsira që këtu mund të përmendim. Besoj e dijni sheshin e Shqiponjës në Tiranë, që falë autoriteteve shqiptare na mundësuan ta realizojmë këtë. Më pas vijuan edhe shqiponja tjera nëpër sheshe tjera (si Vlora p.sh.) edhepse ne miniaturë!

Për këto dhe aspekte tjera, sapo të lexoni pak më shumë, mund të debatojmë, kurrë dhe ku të doni, por pa cinizëm, vetëm me fakte. Në definicionin e ekonomistëve, cinikët janë individ që dijnë çmimin e çdo gjëje por nuk dijnë vlerën e asgjëje!

Kërkoj ndjesë nëse kam lënduar dikë, përfshi edhe vetë autorin e postimit që shkaktori këtë shpjegim. Idea është të njihemi pak më mirë. Sa më shumë njihemi më drejt do vlerësohemi dhe respektohemi reciprokisht.