Ja çfarë thotë personi që qëlloi me grushte Kreshnik Spahiun (VIDEO)

Flamur Pirraçi është personi i cili qëlloi me grusht kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Sipas Policisë ai është 34 vjeç nga Tirana dhe është arrestuar. I pyetur se përse e qëlloi Spahiun, ai ka thënë se e kreu i AK e kishte ofenduar.

Ndërkohë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.
Spahiu thotë se më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën.

Sipas Spahiut, personi i cili u ndalua, u kap nga aktivistët dhe jo nga policia. Ndërsa thotë se ka mbi 30 minuta që pret policinë për të bërë denoncimin./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu