Ja kush është biznesmeni që po darkon me Linda dhe Edi Ramën (FOTO)

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në New York, ka darkuar edhe me një prej biznesmenëve më të suksesshëm me origjinë shqiptare në SHBA.

Bëhet fjalë për Richard Lukaj, shqiptarin me origjinë nga Kosova, i cili është drejtor i lartë menaxhues i “Bank Street Group” dhe këshilltar i bordit kombëtar të “Qendra Truman për Politikat Kombëtare”.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, ku siç edhe shihet nga fotot ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Biznesmeni me origjinë nga Kosova është shprehur “Shumë faleminderit kryeministrit shqiptar që na lejoi mua dhe bashkëshorten të bashkojmë fëmijët tanë në tryezë dhe të ndajmë së bashku mesazhet optimiste”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu