“Jep dorëheqjen!”, ja surpriza e studentëve për Ramën në Elbasan (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një leksion të hapur me studentët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Por jo ço gjë ka shkuar ashtu siç e priste Rama.

Disa studentë të këtij universiteti i kanë dalë Ramës para me pankarta ku shkruhej: “Jep dorëheqjen”, “Reforma në arsim, e dështuar”.

Mësohet se kanë qenë forcat e rendit ato që penguan të rinjtë që të kalonin perimetrin e sigurisë, megjithatë nuk mund të thuhet se Rama nuk i pa “mesazhet” e studentëve ndaj tij. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu