Keane: Ronaldo një gjeni, prej më të mirëve në histori

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka lëvduar ish-yllin e klubit anglez, Cristiano Ronaldo, pas performancës së tij heroike ndaj Bayern Munichut.

Real Madridi ka arritur kualfikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë pesë golave të shënuar nga Ronaldo përgjatë dy ndeshjeve ndaj Bayernit.

Pasi arriti numrin e 100 golave në Ligën e Kampionëve, si i pari në histori që e ka bërë këtë, natyrisht se nuk kanë munguar as lëvdatat nga një prej legjendave të United që e quan portugezin si gjeni.

“Djaloshi është një gjeni, kaq e thjeshtë është. Po flisni për një prej lojtarëve më të mirë që e ka luajtur këtë lojë. Është kënaqësi ta shikosh atë”, deklaroi Keane.

Keane thotë se teksa të gjithë flasin se sa vështirë është të shënohen gola, kur shikohen statistikat e Ronaldos, është e pamohueshme që ai të konsiderohet gjeni.

“Ne po flasim se sa vështirë është të shënohen golat. Ju shikoni statistikat e tij secilin sezon – golat, asistimet – djaloshi është një gjeni”, përfundoi Keane.

Ronaldo ka shënuar 31 gola dhe 11 asistime këtë sezon për Los Blancos. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu