Këtë ekran do ta ketë iPhone 8 (FOTO)

Një hulumtim i ri nga analistët në Barclays zbulon se celulari i ri do të ketë një ekran me teknologjinë “True Tone”.
Fillimisht e prezantuar si një veçori ekskluzive për iPad Pro, Apple ka në plan që këtë teknologji ta përdorë edhe në ekranin e celularit të ri, teknologji kjo e cila “automatikisht i adaptohet ngjyrës dhe intensitetit të ekranit për t’u përshtatur në dritën e mjedisit tuaj”.

Rezultati përfundimtar është një ekran me më shumë ngjyra natyrale, duke e përmirësuar kështu dukshëm përvojën e shikimit në të, transmeton Gazeta Express.

I paketuar me një ekran OLED, iPhone 8 pritet të jetë celulari me ekranin më të avancuar deri më tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu