LSDM premton 600 milionë euro për infrastrukturën rrugore në dy vitet e para të qeverisjes së saj

LSDM-ja përmes një komunikate të drëguar për media, premton se në dy vitet e para të qeverisjes së saj do të investojnë 600 milionë euro për rrugë moderne. Nga LSDM thonë se, çdo qytetarë do të ketë qasje në rrugë të sigurta në çdo lagje.

“Do të investojmë 600 milionë euro në dy vitet e para nga mandati për ndërtim të rrugëve. Në gjashtë muajt e parë do të miratojmë plan strategjik për investime në infrastrukturën rrugore në Maqedoni. Plani është që tërësisht të modernizohen rrugët me investime prej 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu