Majlinda kthen sytë nga botërori

Pasi ka fituar titullin e tretë të Evropës për seniore, Majlinda Kelmendi ka kthyer sytë nga kampionati botëror i xhudos që mbahet prej 28 gushtit deri më 3 shtator në Budapest të Hungarisë.

Majlinda ka lënë të kuptohet se në evropianin që të dielën përfundoi në Varshavë të Polonisë, nuk e kishte motivimin e duhur, shkruan “KD”. Por megjithëkëtë arriti te medalja e artë, duke e vazhduar dominimin e plotë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Ajo tituj të Evropës fitoi edhe në vitet 2016 e 2014, ndërsa në vitin 2013 fitoi medalje të bronztë evropiane. Vjet arriti kulmin me medaljen e artë olimpike, ndërsa tituj të botës ka fituar në vitet 2013 e 2014.

Vjet nuk kishte botëror, ndërsa në vitin 2015 nuk garoi për shkak të një lëndimi. 25-vjeçarja nga Peja synon disa tituj të botës e të Evropës deri në Lojërat e ardhshme Olimpike, ato “Tokio 2020”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu