Mësuesja në valle, adoleshenti shqiptar i hedh 4 mijë dollarë në mbrëmjen e maturës

Kemi parë dasma të shumta ku krushqit apo njerëzit e afërt të nuses e të dhëndrit hedhin shuma nga më të ndryshmet e nuk i kursejnë paratë kur çifti është në valle, por të shkundësh paratë në mbrëmjen e maturës kur del të kërcejë mësuesja, këtë s’e kishim dëgjuar ndonjëherë.

Një veprim të tillë ka bërë një nxënës i shkollës së mesme ” Cvetan Dimov” në qytetin e Shkupit. Ata kanë festuar mbrëmjen e maturës më 18 maj, kur shqiptari Driton Buqi ka hedhur plotë 4 mijë dollarë në kërcim e sipër, shkruan JOQ.

Unë jam nga Shkupi. Kjo është festa e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”. Kam hedhur plotë 4 mijë dollarë me prerje 100 dollarëshe. Këtë veprim e bëra vetëm se ajo natë ishte e fundit dhe sepse kisha qejf vet”, – ka thënë i riu në lidhje me arsyen e këtij veprimi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu