Murtezani: Na tregoni tani me ke jemi, me Erdoganin ose me Gylenin!?

Pas lajmit të shpërndarë nëpër media që kanë dalur në ditët e fundit në lidhje me Lëvizjen Besa ku akuzoheshin që kanë lidhje me “Gylenin” në rrjetin social Facebook ka reaguar zëdhënesi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, njofton InfoShqip.com.

Ja reagimi i Murtezanit në FB:

Njerëz, a ka mundësi të merreni vesh: a jemi me Erdoganin apo me Gylenin?
Sepse me të dy njëherësh nuk mund të jesh.
Një maqedonas na quan “të krijuar nga britanikët”, ndërsa këta injorantët shqiptarë, që nuk e dinë çka është parodia, ende nuk po arrijnë të merren vesh: herë na quajnë erdoganistë, herë gylenistë, herë zaevistë, herë vmroistë.
Sa të mjerë që janë!
Një gjë asnjëherë mos e harroni: secila akuzë që nuk dëshmohet, ajo është shpifje.
Ndërsa për ata që ende kanë dilema, po e shpjegoj: ne jemi argatët e 60.000 shqiptarëve që na votuan më 11 dhjetor dhe të 60.000 shqiptarëve të tjerë që në zgjedhjet e ardhshme do ta vulosin se Besa është partia e vetme shqiptare në Maqedoni që pa asnjë dilemë mbron interesa shqiptare.
BESA: Autentik – Autokton – Autonom
“./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu