“Në krye të krimit qëndron ti”, ja si i përgjigjet kryeministri qytetares

Publikimi i përgjimeve italiane ku sipas atyre qe thoshte Moisi Habilaj ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është përfshirë në trafikimin e drogës me atë, kanë marrë një vëmendje të madhe edhe nga ana e publikut.

Reagimet e tyre kanë qenë të forta edhe në llogarinë e kryeminsitrit Rama në Facebook, pasi ky i fundit bëri një status për zbardhje në mënyrë urgjente të çështjes.

Ja si reagoi Rama kur një komentuese i tha që “në krye të krimit qëndron ti”.

Statusi i Ramës:

“DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”.

Por qytetarët e kanë sulmuar duke i thënë se koka e krimit është vetë kryeminstri.

Qytetarja: Pa dyshim,ne krye te krimit je ti z.Rama,mos u lodh ta fshehesh me kot,se nuk jemi budallenj ne

Rama: Elona Kurti jo jo je ne vete, ti je e zgjuar, aq e zgjuar sa i thua vetes NE??? Elona Kurti na na’re, ne. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu